Jashanica largohet nga Dukagjini

Futboll

Jashanica largohet nga Dukagjini

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:13
Jashanica largohet nga Dukagjini

Futbollisti Labinot Jashanica largohet nga skuadra e Dukagjinit të Klinës. 

“Pas 3 viteve të shkëlqyera të cilat i kalova të KF Dukagjini në Klinë, nuk do të jem pjesë e rrugëtimit të skuadrës.

I jam falënderues përjetësisht Klubit të Dukagjinit, në veçanti Drejtorit të klubit z. Fabian Veseli, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve me të cilët kam punuar. 

Një falënderim të veçantë ja dedikoj Tifo-grupit ‘Hithat’, dhe gjithë qytetit të Klinës”, njofton Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat