Tri skuadra të mëdha ende në garë për transferimin e Marash Kumbullës

Futboll

Tri skuadra të mëdha ende në garë për transferimin e Marash Kumbullës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:17
Marash Kumbulla

Që nga fillimi i sezonit ka pasur interesim të madh për transferimin e futbollistit shqiptar, Marash Kumbullës, nga skuadra e Veronës.

Kurse tani sipas Gazzetta dello Sport, është treguar se Interi, Juventusi dhe Lazio janë ende në garë për transferimin e futbollistit.

Hellas Verona i ka caktuar çmimin prej 30 milionë eurove futbollistit shqiptar.

Marash Kumbulla gjatë sezoni 2019/20 bëri 26 paraqitje për Veronën në të gjitha garat e ku arriti të shënojë një gol.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat