Sulmuesi e Kosovës, “e bekon” edhe presidenti i Shqipërisë

Futboll

Sulmuesi e Kosovës, “e bekon” edhe presidenti i Shqipërisë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:42
Sulmuesi e Kosovës, “e bekon” edhe presidenti Ilir Meta

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së Sëlltikut në Skoci.

Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti, pas aventurës jo fortë pozitive te Uest Hemi në Angli, ka zgjedhur të transferohet te skuadra kampione e Skocisë, për t’u rikthyer sërish protagonist, ashtu si te Bazeli.

23-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 10, teksa synon të shkruaj historinë me klubin legjendar, që kërkon titullin e 10-të kampion radhazi.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe “bekimi” i presidentit Ilir Meta, i cili është deklaruar si tifoz i zjarrtë i Sëlltikut. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai  i ka uruar suksese Albian Ajetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat