Florim Humolli - lojtar i Gjeneratës së Republikës, të vdekur po e të dorëzuar kurrë para okupatorit serb  

Futboll

Florim Humolli - lojtar i Gjeneratës së Republikës, të vdekur po e të dorëzuar kurrë para okupatorit serb  

Nga: K.Goca Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:13
Florim Humolli - lojtar i Gjeneratës së Republikës    

Futbollistët kanë kryer obligimin e tyre në vitet e 90-ta. Nuk menduan as dy herë dhe iu bashkuan rrugës së pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe serb.

Florim Humolli i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitet e 90-ta.

Humolli me shokë e tij, kush më shumë e kush me pak, kanë dhënë kontribut për të mbajtur gjallë futbollin.
Humolli ka qenë i vendosur si mijëra sportistë të tjerë, të vdekur po e të dorëzuar kurrë para okupatorit serb. 

Nuk u tremb asnjëherë as nga shantazhet dhe as nga kërcënimet që i vinin nga milicia e pushtuesit serb. 
Ish futbollisti, që pjesën më të mirë të jetës e kaloi në KF Prishtina, sot ndihet i lumtur që futbolli ynë po garon në rrafshin ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat