Messi dhe Ronaldo në një ekip?

Futboll

Messi dhe Ronaldo në një ekip?

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:13
Messi dhe Ronaldo në një ekip?

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për të kaluar në një ekip tjetër. Pikërisht për këtë arsye emri i tij para pak ditësh u lidh me PSG-në.

Megjithatë tani eksperti spanjoll i futbollit, Gilem Balange, raorton se portugezi i është ofruar Barcelonës nga agjenti Zhorzh Mendes. Ky i fundit thuhet se prej kohësh është në kërkim të një skuadre për portugezin dhe mendohet se ia ka ofruar Barcelonës.

Raportohet që edhe Juventusi dëshiron të shpëtojë nga rroga e lartë e lojtarit, duke parë edhe krizën në skuadër, të krijuar për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat