Ronaldo te Barcelona? Reagojnë përfaqësuesit e portugezit

Futboll

Ronaldo te Barcelona? Reagojnë përfaqësuesit e portugezit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:53
Ronaldo te Barcelona? Reagojnë përfaqësuesit e portugezit

Në orët e fundit kanë dalë informacione që sigurojnë se e ardhmja e tij e menjëhershme mund të jetë larg “Zonjës së Vjetër”, madje se i është ofruar Barcelonës. Spanjollja “AS” thotë se ka kontaktuar mjedisin më të afërt të lojtarit, i cili i mohon fakte të tilla: “Gjithçka është false (gënjeshtër)”.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e kampionit portugez theksojnë se si Cristiano, edhe familja e tij, ndjehen shumë të lumtur në Torino.

Pra, dëshira e tyre është që të qëndrojnë të lidhur me Juventusin deri në fund të kontratës. Liga e Kampionëve mbetet mollë e ndaluar për Juventusin edhe pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Sidoqoftë, ylli portugez mbylli një sezon të shkëlqyeshëm në planin personal, i kurorëzuar me “Scudetto”. Si individ, ai ka shënuar 37 gola në 46 ndeshje këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat