Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Juve

Futboll

Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Juve

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:04
Ronaldo

Përfaqësuesit e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo kanë hedhur poshtë raportet që e ardhmja e tij është jashtë këtij klubi, pasi që Guillem Balague tha se Zonja e Vjetër “ia ka ofruar atë një klubi tjetër”

Gazetari spanjoll i tha BBC Radio 5 që Juventusi po dëshiron që të “largojë lojtarët më paga të mëdha” dhe se agjenti Jorge Mendes “po e ofron atë në skuadra tjera, përfshirë Barcelonën”.

Por, rrethi i tij i ka thënë të përditshmes AS se thashethemet për kalimin e tij në një klub tjetër janë të gjitha “gënjeshtra” dhe ka insistuar që Ronaldo është i lumtur në Torino dhe ka për synim që të mbetet në Juventus deri në fund të kontratës së tij.

35 vjeçari ka shënuar 31 gola në Serie A gjatë sezonit 2019/20 dhe marrëveshja me bardhezinjtë përfundon në qershorin e vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat