De Jong: Pjanic do ta përforcojë Barcelonën

Futboll

De Jong: Pjanic do ta përforcojë Barcelonën

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:18
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është i lumtur me transferimin e Miralem Pjanic te Barcelona.

Miralem Pjanic ishte transferimi i Barcelonës që bëri bujë të madhe në këtë merkato.

Lidhur me transferimin e boshnjakut në ‘Camp Nou’ ka folur edhe mesfushori holandez, Frenkie de Jong, i cili vlerëson se lojtari do të jetë përforcim i madh për skuadrën e tij.

“Pjanic është lojtar i shkëlqyer dhe shumë i mirë me topin. Kam luajtur kundër tij sezonin e kaluar, kështu që e di se ai do ta bëjë skuadrën më të fortë”, ka thënë Frenkie.

Pjanic mund të jetë konkurrencë për Frenkie de Jong, por duket se holandezi nuk e mendon fare atë pjesë.

Kujtojmë se Miralem Pjanic u sigurua në këmbim të Arthur Melo. Juve paguante edhe 10 milionë euro anash Pjanic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat