Shqiponjat e Veleshtës nga jashtë stadiumit do ta mbështesin klubin e zemrës!

Futboll

Shqiponjat e Veleshtës nga jashtë stadiumit do ta mbështesin klubin e zemrës!

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:21
Shqiponjat e Veleshtës nga jashtë stadiumit do ta mbështesin klubin e zemrës!

Ëndrra e shumë veleshtarëve për të pasur një klub në Ligën e dytë është bërë realitet.  KF Veleshta pas dy dekada do të luaj në ligën e dytë-Perëndim dhe ky sukses u prit me entuziazëm të madh nga të gjithë veleshtarët, sidomos nga tifozët Shqiponjat e Veleshtës.

Me 22 gusht të këtij muaji Veleshta do të debutoj në këtë rang garash dhe sezonin e ri do ta luaj në fushë të vet kundër Kadinos nga Shkupi.

Grupi i tifozëve Shqiponjat e Veleshtës me padurim e presin ndeshjen e parë të klubit të tyre të zemrës.

Për shkak të pandemisë me Covid -19 nuk do të mund të jenë në tribuna për ta përkrahur ekipin e tyre, megjithatë ata po mendojnë që të gjejnë forma të tjera të mbështetjes dhe një prej tyre është përkrahja nga jashtë stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat