Setien flet për duelin me Bayernin: Ata kanë një lojtar të madh si Lewandowski, por nuk është në nivelin e Messit

Futboll

Setien flet për duelin me Bayernin: Ata kanë një lojtar të madh si Lewandowski, por nuk është në nivelin e Messit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:46
Barcelona dhe Bayern takohen të premten mbrëma me fillim nga ora 21:00.

Barcelona – Bayern Munich është çerekfinalja më interesante këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Dy gjigantët e futbollit evropian përballen të premten mbrëma në Lisbonë ku kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale.

E për këtë takim ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien.

Spanjolli e ka cilësuar si një duel të vështirë, por është i vendosur që të vazhdoj tutje garën me klubin e tij.

Tekniku i Barcelonës u ndal për të folur për dy yjet e skuadrave, Robert Lewandowskin e Bayernit dhe Lionel Messin.

“Lewandowski është një futbollist i shkëlqyeshëm, por mendoj që nuk është në nivelin e Messit”, tha Setien.

“Lewa është në një formë të shkëlqyeshme, ai është asistuar vazhdimisht nga bashkëlojtarët”.

“Ai është lojtari kryesor i Bayernit dhe po kalon nëpër një formë të mirë, por edhe Messi është në kulmin e tij siç e pat ndaj Napolit”, deklaroi Setien.

Barcelona dhe Bayern takohen të premten mbrëma me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat