Zamble përforcon anëtarin e ri të elitës së futbollit të Kosovës

Futboll

Zamble përforcon anëtarin e ri të elitës së futbollit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:19
Zamble përforcon anëtarin e ri të elitës së futbollit të Kosovës

Arbëria nga Dobraja e Madhe përforcohet edhe me një futbollist të huaj, që të jetë edhe më e fortë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës. 

"Transferi i fundit për këtë sezon tek KF Arbëria është Willy Zamble i cili zgjedhi fanelen kuq e zi!

KF Arbëria ka firmosur kontratë me sulmuesin atraktiv i cili luan rolin e tij si një sulmues i jashtëzakonshëm.

Zamble vjen nga shteti Norvegjez, me një përvojë shumë të madhe në futbollin profesional. Zamble është paraqitur në disa klube norvegjeze dhe shtete të tjera.

Zamble luan në poziten e sulmuesit, dhe do ta ndihmojë skuadren tonë në fazën ofensive!

Kryesia ka mirëpritur transferimin e lojtarit Willy Zamble i cili është transferi i fundit për këtë sezonë. Bashkë u dakorduan në objektivin e klubit!", njofton FC Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat