Tension në dhomat e zhveshjes

Futboll

Tension në dhomat e zhveshjes

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:25
Tension në dhomat e zhveshjes

Atlético Madrid dhe Leipzig zhvilluan një cerekfinale Champions-i plot tensione, emocione, momente të nxehta. Në fushë, por edhe jashtë, me dy trajnerët si protagonistë.

Në fakt, duket se të dy trajnerët, Julian Nagelsmann dhe Diego Simeone, patën disa mosmarrëveshje në prapaskenë. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri gjerman në mikrofonat e “Sky”:  “Përveç atij momenti, gjithçka shkoi mirë. Simeone ka treguar se dëshiron të fitojë me çdo kusht”.

Nagelsmann nuk donte të shpjegonte saktësisht se çfarë ndodhi, por aludoi në faktin se kishte gjithandej kamera në “Alvalade” dhe mediat mund të zbulojnë gjithcka: “Nuk do ta tregoj në detaje tani, ka kamera, mund t;i shihni. Gjest josportiv? Unë nuk do ta kisha bërë atë, pastaj të gjithë gjykojnë vetë, ashtu si dëshirojnë”.

Misteri, megjithatë, mbetet i pazgjidhur, pasi nuk ka imazhe nga dhomat e zhveshjes që transmetohen në televizione. Në fund të fundit, të dy thanë lamtumirë dhe Nagelsmann mori komplimentet e kolegut më me përvojë. Të paktën publikisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat