Festë me birra

Futboll

Festë me birra

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:51
Festë me birra

Julian Nagelsmann mund të festojë, por jo gjatë. E thotë edhe vetë, pasi më 18 gusht RB Leipzig përballet me PSG. 

Gjithsesi, klubi gjerman i krijuar në vitin 2009 e shkroi historinë duke shkuar në gjysmëfinale të Champions League. Kjo nuk do të thotë që nuk tentohet kualifikimi në finale.

Trajneri Nagelsmann, pas ndeshjes me Atletico Madrid që skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2-1, u shpreh se e merituan kualifikimin: “ U bëmë pak pasiv pasi shënuam golin e parë dhe patjetër që ishim me fat për mënyrën se si e shënuam golin e fitores.

Megjithatë ishim skuadra më e mirë në përgjithësi dhe treguam pjekuri. Nuk mbaj mend shumë situata të rrezikshme që kishte Atletico. Djemtë kanë punuar për veten e tyre dhe në këto kushte trajneri mund të ketë një ndikim shumë të vogël”.

RB Leipzig është një klub i ri dhe kalimi në gjysmëfinale të Champions është arritje e madhe. “Klubi është zhvilluar shpejt. U ngjitëm në Bundesliga dhe jemi kualifikuar tre herë në Champions League. Jemi akoma në Champions dhe sigurisht progresi është më i shpejtë se zakonisht në këtë klub. Janë emocione të mëdha për klubin dhe ekipin”, shton Nagelsmann.

“Si trajner duhet të shoh përpara dhe të përgatis ndeshjen e radhës. Nuk ka shumë kohë për të festuat, por mbase do e pimë ndonjë birrë në hotel dhe do të përqendrohemi te ndeshja me PSG-në. Duhet të  jemi shumë të shpejtë në vijën e mbrojtjes. Ka raste kur nuk mund të mbrosh kur tyre. Atalanta u përpoq të mbronte një kundër një, por ka shumë yje te PSG”, mbyll trajneri i RB Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat