Trajneri i Leipzigut: E merituam fitoren, ishim më të mirë

Futboll

Trajneri i Leipzigut: E merituam fitoren, ishim më të mirë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:18
Julian Nagelsmann

Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann, thotë se RB Leipzigu e meritoi fitoren në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, përkundër që atë e arriti me një gol të shënuar në minutat e fundit.

Leipzigu e tronditi Atletico Madridin me fitore me rezultat 2:1 në Lisbonë të enjten, falë një goli të të devijuar, të shënuar nga Tyler Adams afër fundit të ndeshjes, që e kaloi klubin gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kishin kaluar fillimisht në epërsi falë një goli të shënuar nga Dani Olmo, ndërsa Joao Felix e kishte barazuar rezultatin për Atleticon nga pike e penalltisë. E përderisa Atletico s’arrinte të gjente hapësira në mbrojtjen e Leipzigut, këta të fundit s’e patën të vështirë ta bënin një gjë të tillë.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Leipzigu kaloi për herë të parë në histori të vet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi klubi u themelua vetëm para 11 vjetëve.

“Ne u bëmë paksa pasivë pasi kaluam në epërsi 1:0, por sërish ishte ndeshje e barabartë në atë momente”, tha Nagelsmann, pas ndeshjes.

“Natyrisht që patëm pak fat që e shënuam golin e fitores në atë mënyrë. Por, prapëseprapë, ishim skuadra më e mirë në përgjithësi dhe treguam pjekuri”.

“Mua s’më kujtohet shumë aksione të rrezikshme nga Atletico. Djemtë punuan vetë për ta arritur gjysmëfinalen, pasi që unë mund të ndikoj vetëm deri në një masë nga jashtë fushës”.

“Në qëndruam të qetë edhe pasi ata e barazuan rezultatin dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Ne nuk duhet ta lejojmë veten të hyjmë në gjendje paniku gjatë ndeshjeve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat