Legjenda e Liverpoolit paralajmëron

Futboll

Legjenda e Liverpoolit paralajmëron

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:29
Thiago

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago, “nuk i përshtatet asaj që kërkon Liverpool-i në mesfushën e tij”. Këtë paralajmërim e ka bërë legjenda e klubit Steve Nicol. Sipas tij, spanjolli do të përdorej vetëm si alternativë, ose një lojtar kupe, nëse shkëmben Bavarinë me Merseyside.

“Reds” janë të interesuar për 29-vjeçarin, i cili duket i vendosur të largohet nga Bayerni, pas shtatë vitesh aty. Trajneri Hansi Flick ka lënë të kuptohet se destinacioni i preferuar i Thiago është Premier League, ndërsa CEO i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, pranoi se kampionët gjermanë do të ishin të gatshëm të ndaheshin me ish-mesfushorin e Barcelonës, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij, nëse vjen oferta e duhur.

Nicol, megjithatë, i cili fitoi shumë tituj gjatë kohës së tij në “Anfield”, nuk beson se Thiago do të ishte një zgjedhje e mirë për “dhomën e motorit” të skuadrës së Jurgen Klopp.  “Unë nuk do të nënshkruaja me të, – tha Nicol për ESPN. – Personalisht mendoj se Thiago është një futbollist i shkëlqyeshëm, sidomos për të luajtur e pasuar topin. Fatkeqësisht, ai thjesht nuk i përshtatet mënyrës së lojës që aplikon Liverpool në mesfushë.

Po, ai ka aftësi, por gjithashtu duhet të ketë dinamizëm, këmbë të forta, të mbyllet shpejt, të ketë energji. Këto janë gjëra që i kanë të gjithë lojtarët e mesfushës së Liverpool-it.

Për mua, Alcantara nuk është i tillë. Por, në të njëjtën kohë, të kesh një lojtar si ai për alternativë, më duket gjë e mirë. Ai mund të luajë në “FA Cup”, Kupën e Ligës, mund t’i japësh gjysmë ore aktivizim edhe në ndeshjet e kampionatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat