E pa në janar në miqësore me Tiranën

Futboll

E pa në janar në miqësore me Tiranën

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:36
E pa në janar në miqësore me Tiranën

Majkëll Ngo akoma nuk ka dhënë lamtumirën ekipit të Tiranës, por në adresë të tij ka ardhur një ofertë nga skuadra hungareze, Mezokovesd Zsory. “Panorama Sport” zbulon se ekipi që luan në kampionatin më të lartë të Hungarisë, i ka ofruar një kontratë me 15 mijë euro në muaj anglezit për tri vitet e ardhshme.

Futbollisti aktualisht është në Londër dhe u bën “like” postimeve të Tiranës. Palët janë 2 mijë euro në muaj larg dhe gjasat janë që të mos ketë marrëveshje. Secila nga palët ka bërë ofertën dhe kundërofertën, ndërsa bardheblutë, me shumë mundësi, nuk do ta mbajnë futbollistin.

Ngo ka qenë pika e parë e sulmit bardheblu dhe ka treguar një veçori specifike, teksa ka arritur të jetë lojtari asistmen i ekipit dhe kampionatit. 12 gola të shënuar dhe 15 asiste të dhuruara nga qendërsulmuesi janë statistika që e përligjin vërtet besimin e dhënë për të nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat