Klubi i nivelit të pestë tallet me portierin e madh

Futboll

Klubi i nivelit të pestë tallet me portierin e madh

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:43
Klubi i nivelit të pestë tallet me portierin e madh

Klubi i nivelit të pestë të futbollit në Angli, Yeovil Town, është tallur me portierin e Manchester Unitedit, David de Gean, duke reaguar ndaj një postimi të tij në Twitter.

Pozita e David de Geas si portier i parë në skuadrën e Manchester Unitedit është vënë sërish në pikëpyetje pas disa paraqitjeve të tij të dobëta në ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20.

Shumë tifozë dhe analistë kanë bërë thirrje që Manchester Unitedi ta kthejë portierin e huazuar në Sheffield United, Dean Henderson, veçanërisht pas gabimeve të De Geas në disfatën e gjysmëfinales së FA Cup kundër Chelseat.

E në mes të këtyre spekulimeve për të ardhmen e tij, De Gea të enjten i postoi dy emotikone të ngjyrës së bardhë dhe ngjyrës së gjelbër, për nder të ditës së pavarësisë së Pakistanit.

Ky postim i portierit spanjoll shkaktoi huti te shumë tifozë të Manchester Unitedit, të cilët mendonin se De Gea kishte postuar ngjyrat e ndonjë klubi tjetër.

Në mesin e klubeve që identifikohen me ngjyrat bardhe dhe gjelbër është edhe klubi i nivelit të pestë të futbollit në Angli, Yeovil Town që reagoi ndaj postimit të spanjollit.

“Jo, s’jemi të interesuar. Na vjen keq, David”, shkroi klubi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat