Klubi më i dënuar në planet, ja sa vite ka shlyer Skënderbeu - Bota Sot
Klubi më i dënuar në planet, ja sa vite ka shlyer Skënderbeu

Futboll

Klubi më i dënuar në planet, ja sa vite ka shlyer Skënderbeu

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:59
Klubi më i dënuar në planet, ja sa vite ka shlyer Skënderbeu

Shqipëria dhe futbolli ynë ka skuadrën më të ndëshkuar në planet sa i përket çështjes së paracaktimit të rezultateve.

Skënderbeu është ekipi që është dënuar nga katër shkallë gjykimi, tre thelbësisht sportive dhe një tjetër federale. Në fillim ishte Komisioni i Disiplinës në UEFA që dha vendimin.

Më tej, shkalla e radhës ishte Apeli në UEFA që e la në fuqi këtë ndëshkim. Hapi i tretë ishte ankimimi në KAS.

Pasi edhe kjo e fundit la në fuqi çdo vendimmarrje të komisioneve vendimmarrëse në UEFA, skuadra korçare iu drejtua Gjykatës Federale Zvicerane.

Dje u njoftua që edhe kjo e fundit e ka lënë dënimin në fuqi. Skënderbeu është ekipi më i dënuar në planet për trukime.

Klubi i Skënderbeut mori një dënim drastik nga organet disiplinore të UEFA-s: 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet europiane dhe një milion euro gjobë. Dënim i cili u la në fuqi nga KAS-i.

Skuadra korçare më 12 korrik 2019 bëri një rekurs ndaj vendimit të KASit në Gjykatën Federale Zvicerane, për të cilin dje ka marrë njoftimin se vendimi është lënë sërish në fuqi.

Ekipi korçar për këtë dënim ka shlyer vetëm 3 vite.

Pra është kualifikuar 3 herë që të jetë mes skuadrave shqiptare që mund të luajnë në Europë dhe nuk ka marrë pjesë. Diçka që duhet ta bëjë edhe 7 sezone të tjera për ta shlyer totalisht dënimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat