Davies: Ja çfarë më tha babai kur mori vesh se do të luanim ndaj Barcelonës

Futboll

Davies: Ja çfarë më tha babai kur mori vesh se do të luanim ndaj Barcelonës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:31
Davies: Ja çfarë më tha babai kur mori vesh se do të luanim ndaj Barcelonës

Momenti që Alphonso Davies ëndërronte tashmë është bërë realitet.

Bayerni do të përplaset me Barcelonën në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Davies do të ketë mundësinë të takojë idhullin e tij të fëmijërisë, Lionel Messi.

“Për të qenë i sinqertë, unë i kam humbur fjalët. Një ëndërr e bërë realitet (të takosh Messin)”, tha futbollisti 19 vjeçar.

Ai tregoi gjithashtu edhe një histori kur babai i tij e kishte telefonuar i entuziazmuar për ta përgëzuar që do të përballet me lojtarin e tij të preferuar.

“Babai im më telefonoi dhe tha ‘Ti do luash kundër lojtarit tënd të preferuar?’ dhe unë i thash: ‘Po’.

Ai e di se unë e kam parë Messin që kur isha i vogël, tani do të luaj kundër tij. Është vërtetë diçka e bukur”, ka thënë Davies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat