Paga vjetore e sulmuesit të Kosovës

Futboll

Paga vjetore e sulmuesit të Kosovës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:53
Paga vjetore e sulmuesit të Kosovës

Aventura e Vedat Muriqin me Fenerbahcen si duket është afër fundit, shkruan Insport. 
Sulmuesi nga Prizreni do të largohet nga Stambolli pas vetëm një sezoni në drejtim të kryeqytetit italian Romës, ku do të luajë për Lazion e Igli Tares.


Lazio ka bërë një ofertë zyrtare prej 18 milionë eurove (15 milionë + 3 milionë bonuse), dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi nga ana e dy klubeve.

Gazetari i njohur italian, Nicola Schira ka zbuluar edhe pagën që sulmuesi kosovar do ta ketë tek Lazio.

Muriqi do të paguhet 1.8 milionë euro në vit, plus bonuset që mund të arrijnë shumën totale prej 2 milionë eurove. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat