“Unë bëj gjithçka te Milani, presidentin, trajnerin dhe lojtarin”! Kështu do të shprehej pak kohë më parë Zlatan Ibrahimoviç dhe suedezi nuk ka vetëm fjalë, por edhe vepra. Zyrtarizimi i fundit i kuqezinjëve tregojnë më së miri ndikimin që ka Zlatani në skuadër.
Kështu ekipi me histori të madhe në Seria A ka transferuar talentin 17-vjeçar, Emil Roback.
Ky i fundit ishte një prodhim i akademisë së Hamarby dhe ka bërë një kalim me hap gjiganti. Sigurisht në rrethana normale kurrsesi nuk mund të vinte një lëvizje e tillë, por këtu ka ndikim Ibrahimoviç.
Flitet për skuadrën suedeze ku një pjesë të madhe të aksioneve i ka protagonisti absolut. Për më tepër Zlatan është stërvitur me Hamarbyn gjatë kohës së pandemisë, duke ndikuar në mënyrë direkte për marrjen e Roback, sulmuesit 17-vjeçar..