Mehmet Kurda – lojtar i shquar i Gjeneratës së Republikës

Futboll

Mehmet Kurda – lojtar i shquar i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:23
Mehmet Kurta – lojtar i shquar i Gjeneratës së Republikës

Në vitet e 90-ta ka qenë një numër i madh i futbollistëve të shquar. 

Ishin vitet më të vështira e më të errëta (1991-1999) për popullin shqiptarë të Kosovës, të cilët ishin të sulmuar nga të katër anët prej barbarëve serbë.

Mehmet Kurda i takon Gjeneratës së Republikës. 

Kurda ka qenë prej futbollistëve më të shquar të asaj kohe, duke dhënë kontribut të madh në fushën e gjelbër. 
Ai së bashku me mijëra sportistë për asnjë moment nuk u ndalën, zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në fusha të vështira e të improvizuara. 

Kurda fare nuk merakosej për kërcënimet që i vinin nga regjimi serb, por kishte vazhduar misionin e tij me sukses në zhvillimin e ndeshjeve në kuadër të Republikës së Kosovës. 

Ai sot ndihet krenar që futbolli ynë gjithnjë e më shumë po përparon dhe po shënon rezultat të mira në rrafshin ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat