Jakup Abrashi – i pari trajner që e ka ngritur një skuadër të Kosovës në ligën e parë ish jugosllave! Ja çudia tjetër    - Bota Sot
Jakup Abrashi – i pari trajner që e ka ngritur një skuadër të Kosovës në ligën e parë ish jugosllave! Ja çudia tjetër   

Futboll

Jakup Abrashi – i pari trajner që e ka ngritur një skuadër të Kosovës në ligën e parë ish jugosllave! Ja çudia tjetër   

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:44
Jakup Abrashi – i pari trajner që e ka ngritur një skuadër të Kosovës në ligën e parë ish jugosllave! Ja çudia tjetër   

Edhe si futbollist edhe si trajner ka qenë fjala e fundit! Është Jakup Abrashi, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2011.
Jakup Abrashi është trajneri i parë shqiptar që e ka ngritur një ekip të Kosovës në rangun më të lartë ish jugosllav. 

Ai kishte drejtuar me sukses të madh skuadrën e Trepçës nga Mitrovica në edicionin 1976-1977 dhe u shpallën kampion të Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes. 

Trepça kishte zënë vendin e parë me 46 pikë, duke e lënë pas vetes Vardarin e Shkupit me 45 pikë, Radniçkin e Pirotit me 42, Borcin e  Çaçakut me 40, Teteksin e Tetovës me 38 pikë etj.

Image

KF Trepça 1977

Vërtet kishte bërë një punë të madhe, kishte ndërtuar një gjeneratë të hatashme, me sulmin më të mirë në ligën e dytë, me gjithsej 56 gola të shënuar e me mbrojtjen më të fortë, me vetëm 22 gola të pësuar për 34 ndeshje, me një bilanc 20 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.

Njeriu që bëri historinë me Trepçën dhe e futi në ligë, suksesi i tij nuk u durua nga politika idiote e asaj kohe, menjëherë e shkarkuan.

Ishte shkarkuar njeriu i suksesit, se patjetër duhet të jetë një serb nga Beogradi në krye të Trepçës dhe për të pa dritë edhe më të bardhë! 

Njeriu që e kishte ngritur Trepçën në elitë u shkarkua dhe kryesisht me shpjegime të kota, se duhet një trajner më i mirë e më përvojë nga Beogradi! 

E kishin prurë një trajner të dështuar nga Beogradi, i quajtur Dushan Varagiç, por qe e kishte pasur shkurt si trajner por la pasojë të mëdha për 17 ndeshjet e vjeshtës dhe të pariparueshme. 

Ai u shkarkua në janar të vitit 1978 dhe në vend të tij vijnë Ajet Shosholli dhe Hysni Maxhuni, e drejtojnë Trepçën me sukses, duke e çuar deri në finale të Kupës së Marshall Titos. 

Jo vetëm që ishte shkarkua Abrashi, por ishte shkarkuar edhe Fatmir Agolli pas këtij suksesit historik dhe madje pas shtatë viteve kryetar klubi.  Ajo që dihet botërisht, i ndjeri Abrashi është trajneri i parë shqiptar që e ka ngritur një ekip të futbollit nga Kosova në elitën e  futbollit ish jugosllav, pas tij vjen hungarezi Bella Pallfi kur me Prishtinën siguruan hyrjen në ligën e parë në vitin 1983!  Abrashi përveç në Trepçë ka qenë trajner edhe në Lirinë e Prizrenit dhe në Ramiz Sadikun e Prishtinës, që besa edhe pas luftës në këtë ekip. Ky është Abrashi i madh!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat