‘Luftë’ e madhe mes Interit dhe Lazios për Marash Kumbullën, zikaltërit janë në epërsi

Futboll

‘Luftë’ e madhe mes Interit dhe Lazios për Marash Kumbullën, zikaltërit janë në epërsi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:22
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla duket që është shumë afër të vesh fanellën e Interit, një destinacion i zgjedhur nga lojtari, ndërsa Lazio duket ka që mbetur prapa.

Mbrojtësi shqiptar i Veronës që bëri 26 paraqitje këtë sezon, ka qenë prej kohësh objektivi i tregut i disa skuadrave të mëdha si në Itali ashtu edhe jashtë saj.

Antonio Conte dhe Interi e shohim atë si përforcimin e tyre të parë në rolin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm dhe negociatat tani janë në një pikë shumë të mirë.

Interi thuhet se ka mundur konkurrencën e Lazios, që ishte përpjekur seriozisht në fund të qershorit, kur arriti marrëveshje me lojtarin, i cili ishte pajtuar për një kontrate 5-vjeçare dhe pagë një milion e gjysmë në sezon, shkruan Sky Sport.

Marrëveshja për kartonin e tij prite të jetë rreth 26 dhe 27 milionë euro.

Napoli dhe Juventus po ashtu ishin interesuara për mbrojtësin e lindur në vitin 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat