Ndërron jetë tifozi artist, Lorik Cana, tifozët e Kombëtares dhe Vëllaznimi dërgojnë telegrame ngushëllimi

Futboll

Ndërron jetë tifozi artist, Lorik Cana, tifozët e Kombëtares dhe Vëllaznimi dërgojnë telegrame ngushëllimi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:08
Ndërron jetë tifozi artist, Lorik Cana, tifozët e Kombëtares dhe Vëllaznimi dërgojnë telegrame ngushëllimi

Gurakuq Dobruna – “Kuqi”, artist shumëdimensional, ish-pjesëtar i UÇK-së, dizajner grafik dhe themelues i gazetës thumbuese politike “Lirindja”, ka vdekur të enjten në moshën 53-vjeçare, kanë njoftuar familjarë e miq të tij.

Ai u shqua edhe për kontributin për klubin e zemrës, Vëllaznimin, derisa ishte një ndër pjesëtarët më të cmuar të tifo-grupit Kuqezinjtë e Jakovës si dhe atij të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e zi.

Telegrame ngushëllimi për familjen Dobruna kanë dërguar legjenda e futbollit mbarëshqiptar Lorik Cana, klubi i Vëllaznimit dhe dy grupet e tifozëve, pjesë e të cilave kishte qenë Dobruna.

Edhe Komuna e Gjakovës ka organizuar ceremoni nderi, duke ia dhënë lamtumirën e fundit “Kuqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat