Setien: Vërtetë e dhimbshme, zhgënjim i madh

Futboll

Setien: Vërtetë e dhimbshme, zhgënjim i madh

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:25
Quique Setien

Quique Setien është deklaruar pas humbjes 8:2 të Barcelonës nga Bayern Munich.

Trajneri i Barcelonës e ka cilësuar të dhimbshme, poshtëruese e gjithçka tjetër këtë humbje të skuadrës së tij.

“Vërtetë e dhimbshme. Zhgënjim i madh. Barcelona është një klub i madh. Kjo bën dëm dhe diçka me siguri do të ndryshojë”, ka deklaruar Setien.

“Është shumë herët të mendoj nëse do të vazhdoj apo kjo, kjo nuk varet nga unë, do të ketë reflektim duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Barcelonën një humbje kaq poshtëruese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat