Bartomeu paralajmëron vendime të rëndësishme te Barcelona

Futboll

Bartomeu paralajmëron vendime të rëndësishme te Barcelona

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:37
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka paralajmëruar marrjen e disa vendimeve të rëndësishme për klubin.

Ai humbjen 8:2 ndaj Bayern Munich e ka cilësuar tepër të rëndë.

“Kjo është një natë e vështirë, humbja është shumë e vështirë. Ne nuk ishim ekipi që jemi, apo klubi që përfaqësojmë.

“Sot ishte një katastrofë, dhe tani e tutje duhet të marrim disa vendime. Disa që kishim menduar tashmë t’i bënim, dhe të tjerët do t’i mendojmë në ditët e ardhshme”.

“Sot nuk është një ditë për të folur për këtë, sot ne marrim një humbje kaq të dhimbshme. U kërkojmë falje tifozëve për këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat