Barcelona shkarkon Quique Setien

Futboll

Barcelona shkarkon Quique Setien

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 00:09
Quique Setien

Barcelona dhe Quique Setien do t’i ndajnë rrugët.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Barcelona ka vendosur të shkarkojë trajnerin Quique Setien, pas humbjes së tmerrshme prej 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas Romanos, Setien nuk do të jetë trajner i Barcelonës në sezonin tjetër.

Me Setien në krye, Barcelona ka mbyllur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, pa asnjë trofe.

Ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, konsiderohet favorit për ta pasuar Setien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat