Napoli, zbulohet plani 170 milionësh i De Laurentiis

Futboll

Napoli, zbulohet plani 170 milionësh i De Laurentiis

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 08:49
Aurelio de Laurentiis

E përditshmja italiane Il Mattino ka zbuluar planet e presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis.

Sipas asaj që shkruan gazeta, numri një i axurrëve duket se i ka kërkuar drejtorit sportiv Giuntoli një “mision të pamundur”. Ose më saktë që të arrijë të arkëtojë të paktën 170 milionë euro nga shitjet.

Një shifër që De Laurentiis mendon se mund të arrihet me shitjen e lojtarëve si Koulibaly dhe Milik, por klubet e interesuara për dy lojtarët duket se nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë çmenduri për të siguruar shërbimet e tyre.

De Laurentiis, në fakt, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje për Koulibaly (vlerësohet90 mln euro) as për Milik (45) dhe aq më pak për Allan (40 milionë).

Një mision me të vërtetë i pamundur për Giuntoli-n, por që nëse bëhet i mundur, atëherë do të mund të ndryshonte sezonin e ardhshëm të skuadrës së Gattuso-s.

Duke parë se me paratë që do të vinin nga shitjet, do të mund blihen disa lojtarë cilësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat