Trajneri i Bayernit: Mendojmë për ndeshjen tjetër

Futboll

Trajneri i Bayernit: Mendojmë për ndeshjen tjetër

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:08
Trajneri i Bayernit: Mendojmë për ndeshjen tjetër

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka përshëndetur paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjerman e përgëzoi Thomas Mullerin për lojën e tij, ndërsa tha që menjëherë do të fillojnë të mendojnë për ndeshjen tjetër.

“Muller meriton çmimin “Lojtari i ndeshjes”. Ai ishte që kontrolloi presionin tonë, por në fund të fundit, më duhet të përgëzojë gjithë ekipin tim për ruajtjen e këtij intensiteti për 90 minuta”.

“Ne e dinim që nëse i vendosim ata në presion, ne do të kishim raste”.

“Ne kemi një cilësi dhe intensitet të tillë në këtë ekip, tani duhet të rimbushemi dhe të përqendrohemi për ndeshjen tjetër, ku fillojmë përsëri nga zero”, ka thënë  Flick pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat