A duhet Icardi të startojë ndaj RB Leipzig?

Futboll

A duhet Icardi të startojë ndaj RB Leipzig?

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:47
A duhet Icardi të startojë ndaj RB Leipzig?

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi pati një ndeshje tejet të dobët ndaj Atalantes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Normalisht, shtrohet pyetja a duhet që ai të luajë ndaj RB Leipzig në gjysmëfinalen e Lisbonës.

Me kthimin nga skualifikimi i Di Maria dhe rikuperimin përfundimtar të Mbappé, Tuchel duhet të konfirmojë modulin 4-3-3, duke nxjerrë ish-qendërsulmuesin e Interit nga formacioni fillestar. Në fakt kjo nuk do të ishte plotësisht e re, duke pasur parasysh që Icardi ka ngrohur stolin për 180 minuta, para bllokimit të pandemisë, në 1/8 finale ndaj Borussia Dortmund. Tashmë, ish-kapiteni i Interit shfaqet në një pozitë rrënjësisht të ndryshme nga zakonisht me PSG.

Gjendja fizike e treguar nga argjentinasi në dy finale të Kupave në Francë dhe në ndeshjen kundër Atalantës është “katastrofike”. “Pyetja që duhet të shtrohet është nëse Mauro Icardi në këtë moment do të jetë në gjendje të luajë një lojë të nivelit të lartë… Mungesa e tij e lëvizshmërisë është e dukshme, deri në pikën e bërjes barrë për ekipin.

Pyetja lind seriozisht: Nëse Tuchel dëshiron të sulmojë thellësinë kundër Leipzig, atëherë cfarë dobie ka Icardi për të?” Opsioni që i jepet argjentinasit për të luajtur është vetëm nëse trajneri vendos të aplikojë 4-4-2: “Në të kaluarën, i çiftuar me Mbappé, Icardi tregoi diçka interesante në këtë modul loje. Por, ai ishte i aftë dhe i stimuluar nga konkurrenca me Cavani. Përtej gjendjes së tij atletike, është edhe niveli i tij teknik, që krijon ankth dhe pikëpyetje”.

Kujtojmë që PSG luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Rasenballsport Leipzig këtë të marte (18.08.2020).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat