Parejo: Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e Villarealit

Futboll

Parejo: Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e Villarealit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:24
Parejo: Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e Villarealit

Villareali vijon të jetë mjaft aktiv në merkato dhe në harkun e pak ditëve i ka rrëmbyer dy mesfushorë skuadrës së Valencias. Kështu pas francezit Francis Coquelin, mbrëmjen e djeshme u prezantua edhe ish kapiteni i Valencias, Dani Parejo.

Detajet e transferimit të 31-vjeçarit te “nëndetësja e verdhë” nuk janë bërë të ditura ende, por vlen të theksohet se Parejo dhe Coquelin kanë qenë kërkesat e para të trajnerit Unai Emery menjëherë pas emërimit në pankinë disa ditë më parë.

“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e Villarealit, që ka treguar se është një klubi i madh në Spanjë. Kam ardhur për të fituar trofe te Villareali dhe për të çuar skuadrën në Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur që do të punoj me një trajner si Emery”, deklaroi Parejo në ditën e prezantimit.

Më herët Villareali ka prezantuar trajnerin Unai Emery, sulmuesin anësor të Realit, Kubo, të cilin e ka marrë në huazim dhe mesfushorin francez Francis Coquelin, i cili ashtu si Parejo erdhi nga Valencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat