Deklarata që është bërë “virale” në rrjet

Futboll

Deklarata që është bërë “virale” në rrjet

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:32
Vidal

Humbja shokuese e Barcelonës ndaj Bajern Mynih, në shifrat 8-2, ka qenë kryefjalë e mediave kryesore në botë.

Të humbësh ndaj Bayernit nuk është ndonjë tragjedi, por askush nuk e priste një disfatë të përmasave të tilla.

Aq më tepër që para ndeshjes, tek Barcelona të gjithë ishin optimist. Madje, në rrjet është duke u shpërndarë masivisht një deklaratë e mesfushorit Arturo Vidal, dhënë për ndeshjen.

“Bajerni duhet ta kuptojë se nuk do të luajë kundër një skuadre mesatare të Bundesligës, por me skuadrën më të mirë në botë, Barcelonën”, deklaronte ish-mesfushori i Bajernit, që tashmë luan për Barcelonën.

Në fakt, rezultoi që Bayern u ndesh me një ekip, shumë herë më të dobët se një skuadër e mesit të Bundesligës.

Jo vetëm për shkak të rezultatit, por dhe të lojës që shfaqi Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat