Batatina: Po të ndodhte në futbollin e Kosovës 

Futboll

Batatina: Po të ndodhte në futbollin e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:03
Batatina: Po të ndodhte në futbollin e Kosovës 

Tahir Batatina, kryetrajner i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, tha se po të ndodhte një humbje 8:2 në Kosovë si i ka ndodhur Barcelonës nga Bayerni i Munihut, të gjithë ishin ngritur në këmbë.

“Po të ndodhte në futbollin e Kosovës ose Shqipërisë rezultati i ndeshjes Barcelona-Bayern Munih 2:8 çfarë do ndodhte? Do ngriheshin në këmbë të gjithë, analistë, gazetarë, tifozë etj, si dhe prokuroria do fillonte menjëherë hetimet.

Me një fjalë ne Kombi Shqiptar jemi kështu kah të sillemi e qëllojmë vetën shuplakë pa pasur asgjë.

Ky është futbolli, duhet të mësohemi edhe me rezultate të tilla sepse në futboll ndodhin befasitë dhe për atë shkak është sporti më i popullarizuar në botë”, ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat