Komplikohet rinovimi

Futboll

Komplikohet rinovimi

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:07
Komplikohet rinovimi

Tifozët e Milanit po presin rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, por palët nuk po arrijnë akordin final. Drejtuesit e kuqezinjve po negociojnë prej kohësh me Mino Raiolën, agjentin e sulmuesit suedez.

Të bindësh Italo-holandezin nuk është një mision aspak i lehtë, pasi ai i kushton vëmendje çdo detaji dhe tenton gjithmonë t’i sigurojë një kontratë sa më fitimprurëse lojtarëve që përfaqëson, por edhe komisione sa më të larta vetes së tij.

Milani është gati t’i dhurojë liderit të ekipit rinovimin me një vit dhe një rrogë prej 5 milion eurosh në sezon+1 milion në formë bonusesh. 6 milion euro në total, që përkthehen në 12 milion euro bruto.

Sakrificë për një klub që ka vendosur të ulë shpenzimet duke filluar nga sezoni i ardhshëm, por ndryshon situata kur në mes është një emër si Zlatan Ibrahimovic. Propozim që nuk bind agjentin, i cili do më shumë.

Sportmediaset raporton se Raiola dhe Ibra kërkojnë më shumë para dhe janë gati të firmosin me një kontratë që do të arrinte shumën e 15 milion eurove bruto. Kërkesë që shtang Milanin, që dëshiron të mbajë një ekuilibër brenda skuadrës, me qëllim evitimin e pakënaqësive te lojtarët e tjerë.

Puma, sponsori i “Djallit”, ka zgjedhur 38-vjeçarin për të prezantuar fanellat e tretë të ekipit ditën e hënë, teksa bisedimet për firmosjen e kontratës së re vazhdojnë. Te Milani nuk e kanë humbur optimizmin, edhe pse Mino Raiola nuk heq fort lehtë dorë nga kërkesat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat