Joan Laporta reagoi në Twitter kundër Bartomeu, pas humbjes turpëruese të Barcelonës ndaj Bayernit: “Pas kësaj humbjeje shumë të dhimbshme, deklaratat e presidentit Bartomeu janë, edhe një herë, një shfaqje frikacaku dhe mosbesimi. Pamundësia e tij dhe e ekipit që ka ndërtuar nuk mund të kushtëzojnë të ardhmen e Barçës.
Ai nuk mund të marrë më vendime që përcaktojnë të ardhmen e klubit”.
Një kritikë direkte e ish-presidentit të Barcelonës, i cili disa muaj më parë shprehu synimet për të kandiduar përsëri në zgjedhje. Për poshtërimin e katalanasve (8-2) në cerekfinale të Ligës së Kampionëve foli edhe Víctor Font, kandidat për president i Barcelonës:
“Tashmë u bënë shumë vite trishtim dhe turp, por ajo që pamë sonte ka vetëm një emër: poshtërim. Le të mos e zgjasim agoninë, të mos e humbasim kohën e çmuar. Bartomeu jep dorëheqjen, zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe së bashku të rindërtojmë klubin dhe të rikthejmë Barçën e madhe”.