Pritet të ndryshojë ekip

Futboll

Pritet të ndryshojë ekip

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:22
Pritet të ndryshojë ekip

Florentino Luis i Benfikës është një nga talentet më të kërkuara në panoramën e futbollit europian dhe Milani po lëviz në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit.

Menaxheri i mesfushorit ka bërë të qartë vullnetin e të asistuarit të tij për t’u larguar nga klubi luzitan pasi prej disa kohësh nuk gjen hapësirë.

Pikërisht ky përdorim i paktë e ka shtyrë të kërkojë hapësirë dhe Milani mund ta “ndihmojë” duke qenë se ka kërkuar huazimin për dy sezone të 20-vjeçarit, i cili ka një kontratë me Benfikën deri në vitin 2024, teksa klauzola e blerjes është prej 100 milionë eurosh.

Deri pak javë më parë drejtuesit portugezë nuk ishin dakord me largimin e Florentinos, por duke parë kërkesat në rënie, mund të hapen ndaj një akordi me kuqezinjtë. Me këtë çështje po merren drejtorët Rui Kosta e Frederik Masara, teksa mediat portugeze njoftojnë se akordi mund të gjendet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat