Fantastik

Futboll

Fantastik

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:39
Fantastik

Bayern Munchen u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores epike 8-2 ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar, transmeton Insporti.

Gjermanët dominuan gjatë gjithë takimit por njëri nga momentet më të mira erdhi nga kanadezi 19 vjeçar, Alphonso Davies i cili dribloi Arturo Vidalin, Lionel Messin dhe Nelson Semedon para se të asistonte për Joshua Kimmich.

19-vjeçari këtë shënuar tre gola dhe ka shtuar 10 asistime në 44 takime zyrtare me Bayernin këtë sezon. Ai po cilësohet si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë përkundër faktit që ka vetëm një vit që luan në këtë pozicion.

“E pabesueshme çfarë bëri Alphonso Davies. Madje më erdhi turp që e festova, goli ishte i gjithi i tij, une thjesht shtyva topin në rrjetë” – u deklarua Kimmich pas përfundimit të takimit.

Kujtojmë që Bayern Munchen pret në gjysmëfinale fituesin e takimit që zhvillohet sonte në mes të Manchester Cityt dhe Lyonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat