Shqiptarët në festë në Mal të Zi, shkatërrojnë ekipin e njohur në hapje të kampionatit

Futboll

Shqiptarët në festë në Mal të Zi, shkatërrojnë ekipin e njohur në hapje të kampionatit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:48
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi starton furishëm në elitën e futbollit malazez. Deçiq shënon fitore të madhe me rezultat 2:0 kundër skuadrës së njohur Buduçnosti nga Podgorica!

Lojtarët e motivuar të klubit nga Tuzi ishin më agresivë, më të organizuar dhe shumë më të shkathët në zonë.

Fitorja u sigurua me golat e Ilir Camajt në minutën e 33-të dhe Kristijan Vulajt në minutën e 69-të.

Image

Deçiq konfirmon se do të janë një befasi e sezonit. Kjo fitore gëzon dashamirët e futbollit shqiptarë në Tuz e në tërë Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat