Kante ka rënë në radarin e Interit.
Me kërkesë të Antonio Contes, Interi është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseas, N’Golo Kante, raporton Gazzetta Dello Sport.
Blutë e Londrës besohet se janë të hapur të dëgjojnë oferta për 29-vjeçarin, i cili do të dëshironte të ribashkohej me ish trajnerin Conte.
Kante ka pësuar shumë lëndime në sezonin 2019/20 dhe nuk është më i paprekshëm, ai ka mbetur jashtë 11-shes së Chelseas.