Solskjaer ndryshon mendje në transferimin e Sanchos

Futboll

Solskjaer ndryshon mendje në transferimin e Sanchos

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:53
Jadon Sancho

Ole Gunnar Solskjaer i kishte bërë me dije bordi të Manchester Unitedit se e dëshiron vetëm transferimin e Jadon Sanchos.

Trajneri norvegjez nuk e dëshironte askënd tjetër përveç  20-vjeçarit, mirëpo tani ka hequr dorë.

Sipas mediave në Angli, Solskjaer tani ka dhënë dritën e gjelbër te bordi që të shikohen alternativa të tjera.

Borussia Dortmundi po kërkon 120 milionë euro për kartonin e Sanchos, derisa Unitedi nuk ofron më shumë se 100 milionë.

Nga kjo situatë e krijuar, skuadra gjermane ka bërë të ditur se ata nuk do e lejojnë largimin e lojtarit dhe do t’i rrisin pagën deri në dhjetë milionë euro në sezon.

Kështu, Djajtë e Kuq duhet të shikojnë alternativa të tjera për të transferuar një anësor për edicionin 2020/21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat