Roma, dëshira e vetme e Chris Smalling

Futboll

Roma, dëshira e vetme e Chris Smalling

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:33
Chris Smalling

Chris Smalling dëshiron qëndrimin te Roma.

Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling duket sikur nuk dëshiron që të rikthehet në ‘Old Trafford’ te Manchester United.

Lojtari kaloi këtë sezon si i huazuar te Roma dhe duket se është shumë i kënaqur me aventurën që pati aty.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Smalling ka vetëm një dëshirë dhe ajo është Roma.

Çmimi prej 25 milionë eurove që po kërkohet nga United mund të jetë i pakapshëm për Romën aktualisht, por me ardhjen e drejesve të rinj pritet të ketë më shumë investime.

Mbetet të shihet nëse Roma do të arrijë të kompletojë transferimin në formë permanente të Smalling.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat