Rummenigge: Rezultat i ëndrrave nëse Bayerni fiton Ligën e Kampionëve dhe Interi fiton Ligën e Evropës

Futboll

Rummenigge: Rezultat i ëndrrave nëse Bayerni fiton Ligën e Kampionëve dhe Interi fiton Ligën e Evropës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:09
Karl-Heinz Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se do të ishte ‘një rezultat i ëndrrave’ këtë sezon që Bayern Munichu të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Interi ta fitojë Ligën e Evropës.

Rummenigge aktualisht është Presidenti i Bayernut, por kaloi një periudhë intensive të karrierës së tij duke luajtur në Itali me Interin.

Koha e mirë e kaluar te klubi italian ka bërë që legjenda gjermane të mendojë të mirën edhe për ish-klubin e tij, për të cilin ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Evropës.

“Unë pashë që Interi po bënë shumë mirë në Ligën e Evropës dhe e meritoi fitoren ndaj Bayer Leverkusenit në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Sky Sport Italia.

“Më pëlqyen shumë, gjëja e rëndësishme nuk është vetëm të nënshkruash emra e yjesh, por të luash futboll të mirë”.

“Do të ishte një rezultat i ëndrrave për mua nëse Bayerni fiton Ligën e Kampionëve dhe Interi fiton Ligën e Evropës”, përfundoi gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat