Martinez i hapur për largimin nga Arsenal: 10 skuadra janë të interesuara për mua

Futboll

Martinez i hapur për largimin nga Arsenal: 10 skuadra janë të interesuara për mua

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 22:13
Emiliano Martinez

Emiliano Martinez i ka siguruar vetes vëmendje me paraqitjet në Kupën FA.

Lëndimi i Bernd Leno ka bërë që Emiliano Martinez të vije në shprehje te skuadra e Arsenal.

Pak para merkatos së verës, portieri argjentinas ka bërë të ditur se është i hapur për largim, si dhe ka thënë që 10 skuadra janë të interesuara për të.

“Dua të qëndroj tek Arsenal, por vetëm nëse marr më shumë minuta. Sepse, në nivel personal unë jam në një moshë ku duhet ndërtuar vetbesim dhe kam nevojë të luaj sa më shumë minuta që kam mundësi”, ka thënë Martinez për ‘Marca’.

“Jam në radarin e 10 skuadrave evropiane aktualisht, por unë nuk mund të them kush janë klubet sepse s’ka asgjë konkrete”, shtoi portieri.

“Nuk e kam të qartë situatën tek Arsenal. Vendimin do ta marr kur të qartësohen gjërat”, ishin fjalët e argjentinasit.

Martinez ndihmoi Arsenalin që të fitojë Kupën FA, me një paraqitje mjaft të mirë edhe në finalen e Kupës, kundër Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat