Dean Henderson e ka të qartë se çfarë dëshiron për të ardhmen.
Portieri anglez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm si i huazuar te Sheffield United.
Këto paraqitje kanë bërë që vëmendja për të të jetë shumë e madhe, sidomos nga skuadra që zotëron kartonin e tij, Manchester United.
Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Dean Henderson është i gatshëm të qëndrojë në ‘Old Trafford’ për të luftuar për pozitën e titullarit me David de Gea.
De Gea ka qenë i paprekshëm në formacionin e United viteve të fundit.
Megjithatë, së fundmi ai ka pasur disa kritika, kurse Henderson në anën tjetër është në mesin e më të lavdëruarve.
Mbetet të shihet nëse misioni i Henderson për të qenë numri 1 i United do të jetë i mundur.