Formacionet zyrtare: Sevilla – Man Utd

Futboll

Formacionet zyrtare: Sevilla – Man Utd

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 20:27
Sevilla – Man Utd

Janë publikuar formacionet zyrtare të gjysmëfinales së parë të Ligës së Evropës mes Sevilla dhe Manchester United.

Ekipi spanjoll mbetet ‘ekspert’ i Ligës së Evropës, teksa është ekipi që e ka fituar më së shumti këtë trofe në dekadat e fundit.

Këtë dominim të tyre do përpiqet ta thyej Manchester United, që është klubi i vetëm anglez në kompeticionet evropiane.

Të dyja ekipet vijnë me lojtarë të shëndosh dhe pa ndonjë mungesë të theksuar.

Takimi starton në orën 21:00.

Sevilla

Formacioni startues: Bounou; Jesus Navas (c), Kounde, Diego Carlos, Reguilon; Banega, Fernando, Jordan; Suso, En-Nesyri, Ocampos.

Rezervistët: Vaclik, Sanchez, Sergi Gomez, Munir, Gudelj, Escudero, L. De Jong, Oliver Torres, Vazquez, Alonso, Genaro, Pablo Perez.

Man Utd

Formacioni startues: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire (c), Williams; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Martial.

Rezervistët: Grant, Romero, Bailly, Fosu-Mensah, Mengi, Pereira, James, Lingard, Mata, Matic, McTominay, Ighalo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat