Sevilla 2:1 Man Utd, notat e lojtarëve

Futboll

Sevilla 2:1 Man Utd, notat e lojtarëve

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 23:11
Foto nga ndeshja

Sevilla ka eliminuar në gjysmëfinale Manchester Unitedin me rezultat 2:1.

Ndeshja nisi më mirë për ‘Djajtë e Kuq’ me Rashford që fitoi një penallti pas nëntë minutave lojë, të cilin e konvertoi në gol Bruno Fernandes (9’).

Në vazhdim, skuadra e Julien Lopetegui vazhdoi të kërkonte golin e barazimit të cilin e gjeti me anë të Suso (26’), falë një mbrojtje të përgjumur.

Befasia erdhi 12 minuta para fundit. Krosimi nga e djathta i Jesus Navas gjeti mjaft mirë në zonë Luuk de Jong (78’), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2:1 për skuadrën e tij.

Paraqitje për t’u harruar pati portieri David de Gea dhe dy qendërmbrojtësit e ekipit anglez, Harry Maguire dhe Victor Lindelof.

Derisa portieri i Sevillës u vlerësua me notën më të lartë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat