Bruno Fernandes sqaron fjalosjen që pati me Lindelof

Futboll

Bruno Fernandes sqaron fjalosjen që pati me Lindelof

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 08:38
Bruno Fernandes

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes pati një argument në fushë me mbrojtësin Victor Lindelof pasi eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Evropës.

Përkundër që portugezi i dha epërsinë Unitedit, golat e Suso dhe Luuk de Jong përmbysën gjithçka, duke i dhënë Sevillës kualifikimin në finale.

Pas golit të dytë të pësuar, Fernandes dhe Lindelof shkëmbyen ca fjalë në mënyrë mjaftë të ashpër.

”Është normale kur ju pranoni gol. Nuk ka të bëjë me mua ose Victor. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victor është normale”, i tha Fernandes BT Sport.

“Do të ndodhë shumë herë në futboll. Ne duhet të shohim gabimet që gjithkush bëri dhe të përmirësohemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat