Drita me kërkesë të re për UEFA-n

Futboll

Drita me kërkesë të re për UEFA-n

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 11:02
Drita

Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka bërë edhe kërkesën e tretë për zhvillimin e ndeshjes ndaj Linfieldit.

Feti Murseli, drejtori i klubit nga Gjilani ka treguar në Klan Kosova tri kërkesat e Dritës për UEFA-n.

“Kërkesa e vetme është që të zhvillohet ndeshja. Neve na është bërë e padrejtë. Vendimi ka qenë subjektiv. Jemi dëmtuar. Autoritetet kanë vendosur të kthehemi në Kosovë”, deklaroi Murseli.

“Në momentin e parë kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet pas tri ditësh, por prap përgjigjja ka qenë e njëjtë”.

“Në kërkesën e dytë kemi kërkuar që ta zhvillojmë ndeshjen me juniorë, që po ashtu u refuzua”.

“Dje e kemi bërë edhe një kërkesë që takimi mes Legias dhe Linfield të shtyhet, që ne ta luajmë ndeshjen. Tani jemi në pritje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat