Paulo Dybala e konsideron largimin nga Juventusi

Futboll

Paulo Dybala e konsideron largimin nga Juventusi

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 19:25
Paulo Dybala

Edhe pas një sezoni fantastik, për Paulo Dybalan nuk ka qetësi te Juventusi.

Anësori argjentinas ishte njëri ndër më meritorët që arritën të fitonin titullin e Serie A për të nëntën herë me radhë, ku duhet theksuar se kishin formën më të dobët në këtë dekadën që shkoi.

Dybala lidhet me një largim nga Zonja e Vjetër pas çdo përfundimi të sezonit, mirëpo nuk mendohej se edhe kjo verë do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Andrea Pirlo e zëvendësoi Maurizio Sarrin e shkarkuar që dështoi të kalonte Lyoni në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ish-lojtari i torinezëve që tashmë është strategu i tyre, ka kërkuar nga bordi i klubit që Cristiano Ronaldo ose La Joya të largohen nga skuadra.

Duke parë ndikim në skuadër dhe pjesën e marketingut, portugezi do të qëndrojë në Torino, ndërsa Dybala duhet të kërkojë një aventurë të re.

Sipas mediave në Angli, Manchester United ka shfaqur interesim për të, mirëpo edhe Bracelona është në garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat